TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2025, 19:51

Vrasja e Charlie Kirk, guvernatori i Utah: Autori refuzon të bashkëpunojë me autoritetet!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Charlie Kirk, guvernatori i Utah: Autori refuzon të

Guvernatori i Utah, Spencer Cox tha se vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk "nuk po bashkëpunon" me autoritetet dhe nuk ka pranuar se ka kryer krimin.

Autori i dyshuar 22-vjeçari Tyler Robinson u arrestua rreth 33 orë arrati pasi qëlloi për vdekje një aktivist 31-vjeçar të krahut të djathtë.

Cox tha se njerëzit e afërt të autorit kishin bashkëpunuar me organet hetimore. Guvernatori u pyet gjithashtu lidhur me një raport të ‘New York Times’ i cili pretendonte se Tyler Robinson kishte folur me persona të tjerë pas të shtënave, përmes platformës së mesazheve Discord.

"Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ato biseda po ndodhnin patjetër dhe ata nuk besonin se ishte në të vërtetë ai. Ishte shaka derisa ai pranoi se ishte në të vërtetë ai”, tha Cox.

Robinson u arrestua të enjten në mbrëmje pasi iu dorëzua policisë.

Kirk u qëllua për vdekje teksa po fliste në Universitetin e Luginës së Utah në një aktivitet të hapur të mbajtur nga Turning Point USA.

Cox më herët tha për “Wall Street Journal” se Tyler Robinson ishte "thellësisht i indoktrinuar me ideologji të majtë".

"Ka shumë më tepër që po mësojmë dhe shumë të tjera detaje do të mësojmë", shpjegoi ai, duke shtuar se kur të ngrihen akuza zyrtare, do të ketë shumë më shumë prova dhe informacione në dispozicion.

Lini një Përgjigje