TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 20:35

Ultimatumi i Trump fut në sherr krerët e regjimit iranian, Presidenti kundër Gardës Revolucionare

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i Trump fut në sherr krerët e regjimit iranian, Presidenti
Masoud Pezeshkian

Pezheskian thuhet se akuzoi shefin e Gardës Revolucionare dhe krerët e ushtrisë se kanë vepruar në mënyrë të njëanshme dhe kanë çuar në përshkallëzim… 

Irani po përballet me një përçarje të thellë në nivelet më të larta të pushtetit, në një moment kritik kur po skadon ultimatumi i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas Iran International, presidenti Masoud Pezeshkian ka akuzuar drejtues të lartë të Gardës Revolucionare për veprime të njëanshme që kanë dëmtuar përpjekjet për armëpushim dhe po e shtyjnë vendin drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm.

Dy burime pranë presidencës thanë se më 4 prill u zhvillua një përplasje e fortë mes Pezeshkian dhe Hossein Taeb, një figurë me ndikim pranë udhëheqjes supreme. Të pranishmit e përshkruan takimin si “jashtëzakonisht të vështirë dhe shumë të tensionuar”.

Sipas të njëjtave burime, presidenti iranian ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj komandantit të Gardës Revolucionare, Ahmad Vahidi, dhe Ali Abdollahit, drejtues i komandës qendrore Khatam al-Anbiya, duke i akuzuar se po veprojnë jashtë kontrollit politik.

Ai argumentoi se sulmet ndaj infrastrukturës në vendet e rajonit kanë minuar çdo mundësi për negociata dhe po e çojnë Iranin drejt izolimit dhe përplasjes së hapur.

Kjo përçarje vjen në një moment kur presioni nga jashtë po rritet ndjeshëm. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA do të ndërmarrë goditje ndaj infrastrukturës iraniane “brenda orësh” nëse Teherani nuk lejon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, kanalet diplomatike janë ndërprerë dhe tensionet në terren janë rritur, duke e bërë situatën veçanërisht të paqëndrueshme. /Pamfleti

 

iran masoud pezeshkian

Lini një Përgjigje