Ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të reagojë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.
Deklarata vjen nga qendra komanduese e forcave të armatosura iraniane dhe është publikuar nga disa media shtetërore, përfshirë agjencinë e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC).
Në deklaratë thuhet se, nëse ushtria amerikane vijon “rrethimin, banditizmin dhe piraterinë detare” në rajon, ajo “do të përballet me një përgjigje” nga forcat e armatosura të Iranit.
Sipas informacionit të mëparshëm, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar disa anije pasi vendosën më 13 prill një bllokadë ndaj trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane.
Lini një Përgjigje