TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2026, 15:07

Vance 'i zgjat dorën' Iranit: SHBA gati të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet!

Shkruar nga Pamfleti

Vance 'i zgjat dorën' Iranit: SHBA gati të ndryshojë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka dhënë sinjale të forta për një ndryshim të mundshëm historik në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, pak para nisjes së bisedimeve të nivelit të lartë me përfaqësuesit iranianë.

Në deklaratat e tij nga Zvicra, Vance theksoi se një takim i tillë mes drejtuesve të dy vendeve nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë nivel.

“Asnjëherë më parë udhëheqja iraniane dhe ajo amerikane nuk janë takuar në një nivel kaq të lartë”, u shpreh ai.

Sipas zëvendëspresidentit amerikan, administrata e presidentit Donald Trump synon të hapë një kapitull të ri në raportet me Iranin, por kjo varet nga hapat që do të ndërmarrë Teherani.

“Ajo që presidenti na ka kërkuar të bëjmë është të hapim një faqe të re për të transformuar marrëdhënien tonë me popullin e Iranit dhe t’i shtrijmë dorën popullit të Iranit”, deklaroi Vance.

Ai theksoi se SHBA-ja është e gatshme për një transformim rrënjësor të marrëdhënieve nëse Irani heq dorë nga politikat që, sipas Uashingtonit, destabilizojnë rajonin dhe nga ambiciet për armë bërthamore.

“Nëse udhëheqja juaj është e gatshme të heqë dorë nga të qenit nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale, nëse është e gatshme të heqë dorë nga ambiciet për armë bërthamore për një kohë të gjatë, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transformojnë rrënjësisht marrëdhënien tonë me atë vend”, tha ai.

Vance shtoi gjithashtu, se negociatat kanë prodhuar rezultate pozitive që në orët e para.

“Ky është sigurisht qëllimi ynë. Ne kemi bërë tashmë përparim të madh vetëm gjatë orëve të fundit dhe pres që do të bëjmë përparim shtesë në orët në vijim”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan.

Deklaratat vijnë në një moment kritik për Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA-ja, Irani dhe aktorë të tjerë rajonalë janë përfshirë në bisedime intensive për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

zëvendëspresidenti i shteteve të bashkuara jd vance shba iran bisedime paqe donald trump

Lini një Përgjigje