
Një zyrtar i lartë i presidencës amerikane tha të dielën, se Uashingtoni nuk përjashton opsionin e goditjes së Iranit, duke deklaruar sërish, gjatë një interviste të dhënë në një rrjet televiziv.
Ai tha se sulmet amerikane janë të pashmangshme si hakmarrje kundër fraksioneve të afërta me Iranin.
"Do të ketë veprime të mëtejshme në përgjigje ndaj vdekjes tragjike të tre anëtarëve të guximshëm të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara", tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan gjatë një interviste në emisionin "This Week" në “ABC News”.
“Ne duhet të përgatitemi për çdo ngjarje. Unë thjesht do të thoja, për sa i përket Teheranit, se nëse zgjedh të hakmerret menjëherë kundër SHBA-së, do të ketë një reagim të fortë nga ne", shtoi ai, sipas një raporti të New York Daily News.
Vërejtjet e tij erdhën një ditë pas operacionit të tretë të përbashkët ushtarak amerikano-britanik kundër rebelëve Houthi në Jemen dhe dy ditë pas bombardimeve në territorin e Sirisë dhe Irakut kundër anëtarëve elitë të ushtrisë iraniane dhe grupeve të armatosura pranë Teheranit.
“Presidenti është i vendosur t'i përgjigjet me forcë sulmeve ndaj popullit tonë, edhe pse ai nuk kërkon një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, ku shqetësimet po intensifikohen si pasojë e luftës Izrael-Hamas”, tha ai.
Senatori republikan Lindsey Graham, i konsideruar si në rrethin e ngushtë të kandidatit presidencial Donald Trump, është zëri më i lartë në kor që bën thirrje për veprim ushtarak kundër Teheranit.
“Nëse qëllimi është të pengojmë Iranin, ne po dështojmë”, tha ai dje për Fox News. "Nëse qëllimi është mbrojtja e trupave amerikane, ai nuk po arrihet", këmbënguli ai.
“Presidenti Biden nuk ka nevojë për miratimin e Kongresit për të urdhëruar sulme kundër Iranit”, tha ai, duke shtuar se ai ka autoritetin për të mbrojtur trupat në terren.
Lini një Përgjigje