TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 12:44

Vëllai i mbretit u arrestua, reagon kryeministri britanik: Askush nuk është mbi ligjin

Shkruar nga Pamfleti
Vëllai i mbretit u arrestua, reagon kryeministri britanik: Askush nuk
Keir Starmer

Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Bastisja e policisë ndodhi pas publkimit të emaileve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë ish-dukën duke ndarë raporte për vizitat zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.

Për këtë lajm të bujshëm, ka reaguar edhe kryeministri Keir Starmer.

Starmer i tha BBC Breakfast se "askush nuk është mbi ligjin" kur u pyet për Andrew Mountbatten-Windsor.

"Kushdo që ka ndonjë informacion duhet të dëshmojë.Pra, qoftë Andrew apo dikush tjetër, kushdo që ka informacion përkatës duhet të paraqitet para organit përkatës, në këtë rast të veçantë po flasim për Epstein, por ka shumë raste të tjera.", tha ai.

Policia britanike shkoi në shtëpinë e ish-Princit Andrew në Anglinë lindore dhe e arrestoi atë në ditëlindjen e tij të 66-të, për shkak të çështjes Epstein. Gazeta “Daily Telegraph” raportoi sot se makina patrullimi me targa konvencionale dhe rreth tetë oficerë të veshur civilë u panë duke mbërritur në Wood Farm në Sandringham më herët sot.

Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje.

Hetimet ndaj ish-princit nisën pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein, që hodhën dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.

Starmer ishte një nga figurat e fundit të nivelit të lartë që ushtroi presion mbi Andrew, duke bërë thirrje që ai të dëshmojë zyrtarisht për lidhjet e tij.

Në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit.

Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup. 

vëllai i mbretit u arrestua reagon kryeministri britanik

Lini një Përgjigje