Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle shfaqen të paraqitur si majmunë në një video me përmbajtje konspirative që lidhet me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Videoja është publikuar mbrëmjen e djeshme nga Donald Trump në platformën e tij, Truth Social.
Materiali, që zgjat pak më shumë se një minutë, përmban pretendime për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat Trump vazhdon t’i quajë të vjedhura, duke insistuar se ai ishte fituesi i garës.
Në fund të videos, për disa sekonda shfaqet një montazh ku fytyrat e buzëqeshura të Barack dhe Michelle Obama janë vendosur mbi trupa majmunësh, me sfond një ambient xhungle. Publikimi i videos ka nxitur reagime dhe kritika për mesazhin dhe përmbajtjen e saj.
Trump posts new video that depicts Barack and Michelle Obama as monkeys pic.twitter.com/3ns9QgDwKe
— Catch Up (@CatchUpFeed) February 6, 2026
Lini një Përgjigje