
Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi kryesonte në zgjedhjet kyçe parlamentare, teksa janë numëruar 70% e fletëvotimeve.
Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila po lufton për të mbajtur shumicën parlamentare, mori 44% të votave kundrejt 28% për Bllokun Patriotik me prirje ruse, raportoi Reuters.

Mbajtja e shumicës në dhomën me 101 vende do t'i lejonte PAS-it të vazhdonte të shtynte përpara qëllimin e saj për t'u bashkuar me BE-në deri në vitin 2030.
Nëse nuk ia del mbanë, do të duhet të përpiqet të formojë një koalicion me partitë më të vogla. Blloku Patriotik synon të fitojë pushtet dhe ta largojë kombin nga lidhjet më të ngushta me Brukselin dhe BE-në.
Lini një Përgjigje