TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2023, 18:36

Vizita e Xi Jinping në Moskë, Kremlini përplaset me SHBA: Rusia nuk është në aleancë "ushtarako-politike" me Kinën

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Xi Jinping në Moskë, Kremlini përplaset me SHBA: Rusia

Vladimir Putin dhe Xi Jinping thonë se lidhjet e ngushta të vendeve të tyre nuk janë dhe nuk përbëjnë një "aleancë ushtarako-politike", ashtu siç pretendon SHBA.

Në një deklaratë të përbashkët pas një samiti midis dy liderëve, ata thanë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit nuk janë të ngjashme me ato të vendosura gjatë Luftës së Ftohtë.

Dy presidentët u shprehën se marrëdhëniet, të cilat nuk i drejtohen asnjë kombi të tretë, janë jokonfrontuese dhe nuk përbëjnë një bllok.

Ky reagim vjen pasi agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se presidenti Xi tha se Kina mban një "pozicion të paanshëm" për konfliktin në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp më herët, Putin tha se ai dhe Xi Jinping kanë nënshkruar deklarata që reflektojnë plotësisht natyrën e marrëdhënieve ruse dhe kineze, të cilat janë në pikën më të lartë në historinë e dy vendeve.

takimi putin-xi rusia shba

Lini një Përgjigje