Bota21 Mars 2023, 17:40

Moska alarmon botën: Nuk jemi shumë larg nisjes së luftës bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Moska alarmon botën: Nuk jemi shumë larg nisjes së luftës

Rusia ka kërcënuar sërish Perëndimin. Teksa planet në fushën e betejës nuk po i shkojnë si duhet, ka nxjerrë sërish në tavolinë kartën e luftës bërthamore.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se kanë mbetur gjithnjë e më pak hapa përpara një "përplasjeje bërthamore" të mundshme midis Rusisë dhe Perëndimit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Shoigu reagoi mbi raportet e mediave se Britania do të furnizonte Ukrainën me municion që përmban uranium të varfëruar. Ministri rus deklaroi se nëse ndodh një gjë e tillë ata do të përgjigjen.

Deklarata e tij duket se bie ndesh me angazhimin e mes Rusisë dhe Kinës s enjë luftë bërthamore nuk do të sjellë fitues.

Përmes një deklarate, Rusia dhe Kina u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë minimin e stabilitetit strategjik global.

arme berthamore lufte rusi