
Amnesty International tha se dënon fuqimisht vrasjen e qëllimshme të gazetarëve nga Izraeli në një sulm ajror ndaj një tendë mediatike në qytetin e pushtuar të Gazës, pas vdekjes së gjashtë gazetarëve të dielën vonë.
Organizata e të drejtave të njeriut bëri thirrje për një hetim të pavarur dhe të paanshëm për vrasjet e gazetarëve palestinezë, me drejtësi dhe dëmshpërblim të plotë për familjet e tyre.
Korrespondenti i Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, një gazetar i shquar që ka mbuluar gjerësisht luftën nga brenda Gazës, u vra, së bashku me korrespondentin Mohammed Qreiqeh dhe fotoreporterët Ibrahim Al Thaher dhe Moamen Aliwa, sipas rrjetit televiziv. Mohammed Noufal, një tjetër anëtar i stafit, u vra gjithashtu në sulm, tha Al Jazeera.
“Anas al-Sharif dhe kolegët e tij kanë qenë sytë dhe zërat e Gazës. Të uritur dhe të rraskapitur, ata vazhduan të raportonin me guxim nga vijat e frontit, pavarësisht kërcënimeve me vdekje dhe pikëllimit të madh. Asnjë konflikt në historinë moderne nuk ka parë një numër më të madh gazetarësh të vrarë”, thuhet në deklaratën e Amnesty International.
Ushtria izraelite tha se shënjestroi dhe vrau gazetarin Al-Sharif pasi e akuzoi atë për drejtimin e një qelize të Hamasit, një akuzë që Al-Sharif dhe rrjeti i tij e mohuan më parë.
Lini një Përgjigje