TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2025, 14:27

Uli pantallonat në vagonin e metrosë, 4 burra ‘edukojnë’ të riun (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uli pantallonat në vagonin e metrosë, 4 burra

Të paktën 4 persona vendosën të marrin në dorë ligjin, kur një prej pasagjerëve në vagonin e metrosë, uli pantallonat, në sy të fëmijëve dhe vajzave që ishin të pranishme.

Policia Britanike e Transportit (BTP) beson se burri i zhveshur, i cili që atëherë është ndaluar sipas aktit të shëndetit mendor, është sulmuar në linjën District në Londrën lindore .

Nga video, që po bën xhiron e botës, dallohen katër persona që godasin pa mëshirë të riun, deri në momentin që ndalet metroja.

“Burri u sulmua nga një numër pasagjerësh. Ai është ndaluar nga policia, sipas aktit të shëndetit mendor dhe është dërguar në spital”, thuhet në deklaratën e BTP-së.

Pasagjerët i kërkuan vazhdimisht të mbulonte organet gjenitale dhe të zbriste nga treni. Ai u përgjigj duke tundur rripin dhe duke bërtitur, kështu që grupi e sulmoi.

Lini një Përgjigje