TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 07:31

Vrasja e kryebashkiakut në Meksikë para familjes, arrestohen 7 truprojat e tij

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e kryebashkiakut në Meksikë para familjes, arrestohen 7
Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij

Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij.

Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Kryebashkiaku i Uruapan u vra më 1 nëntor, në mes të ditës dhe para familjes së tij.

Autori i dyshuar ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos. Autoritetet dyshojnë se pas sulmit qëndronte krimi i organizuar.

Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë. Protestat kundër qeverisë u shtuan dhe forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në shtetin Michoacán.

Manzo, 40 vjeç, ishte bërë i njohur për qëndrimin e tij kundër grupeve kriminale dhe karteleve të drogës. Ai kishte më shumë se një vit që shërbente si kryebashkiak i Uruapanit.

Deri ditën e arrestimit të tyre, shtatë truprojat vazhdonin të ishin në detyrë dhe mbronin të venë e tij, Grecia Quiroz, e cila u caktua kryebashkiake e re nga Kongresi i shtetit.

vrasja e kryebashkiakut në meksikë

Lini një Përgjigje