Bota 3 Qershor 2023, 20:07

“Vuçiç ik”, mijëra serbë zbresin sërish në shesh: Nuk do të ndalemi para regjimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç ik”, mijëra serbë zbresin sërish

Me mijëra qytetarë serbë kanë zbritur sërish në shesh duke kërkuar largimin e Aleksadër Vuçiç.

Protesta u zhvillua në kudër të serisë së tubimeve pas tragjedive që tronditën vendin ku mbetën të vrarë 18 persona nga incidentet me armë zjarri.

Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”.

"Serbia u ngrit për një të ardhme pa dhunë dhe tani nuk ka kthim prapa. Kërkojmë që të gjitha kërkesat të plotësohen menjëherë. Sot solidariteti ndihet në të gjitha fushat e shoqërisë sonë dhe nga kjo krizë mund të dalim vetëm së bashku duke mos u tërhequr nga sulmet e regjimit. E gjithë shoqëria jonë ka qenë e përlotur prej javësh, dhe me të drejtë. Ndodhi një tragjedi e madhe, por tani është koha për të marrë vendime që të mos lejojnë që ajo të përsëritet. Deri në fitore”, tha një prej organizatorëve të protestës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by n1srbija (@n1srbija)

protesta serbi vucic