
Më 15 gusht, Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen ballë për ballë në Alaska, në takimin e parë zyrtar midis dy udhëheqësve që kur presidenti amerikan mori detyrën.
Zgjedhja e vendit, pranë Ngushticës së Beringut, po përshkruhet nga Moska si "logjike" për dy vendet fqinje.
Kremlini tashmë po shikon përpara dhe po e fton Trumpin në Rusi për një samit të mëvonshëm.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Bashkimi Evropian po koordinohen për të arritur në takim me një strategji të përbashkët.
Në anën tjetër, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar lidhur me një plan, sipas të cilit paqja mes Rusisë dhe Ukrainës mund të vendoset duke shkëmbyer territore.
"Ukrainasit po mbrojnë atë që është e tyre... Sigurisht, ne nuk do t'i japim Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë... Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës... Ukrainasit nuk do t'ia japin tokën e tyre pushtuesit", shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Sipas raportimeve në Ëall Street Journal, Presidenti rus Putin i ka paraqitur administratës Trump një propozim për armëpushim që përfshin lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi dhe një angazhim për njohje globale të pretendimeve të saj.
Lini një Përgjigje