
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Udhëheqësi ukrainas buzëqeshi ndërsa mirëpritej nga Trump, i cili ngriti grushtin lart dhe pozoi për kamerat. Dyshja shkëmbyen disa fjalë teksa bënin një foto përpara se të hyjnë brenda.
Teksa dy liderët po futeshin brenda, një gazetarë e pyeti Trumpin nëse Vladimir Putin po negocionte me mirëbesim, por Trump nuk u përgjigj.
Në këtë takim, Zelensky pritet të shtyjë Trumpin për armë shtesë me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus.
Ky takim vjen më pak se 24 orë pasi Trump zhvilloi një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin dje, ku të dy udhëheqësit diskutuan për luftën.
Pas samitit midis Trump dhe Putin në Alaska , SHBA-të janë përpjekur të rrisin presionin mbi Putinin, duke përfshirë një ndryshim në ndarjen e inteligjencës, që administrata Trump shpreson se do të ndryshojë llogaritjet e udhëheqësit rus për vazhdimin e luftës.
Lini një Përgjigje