
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi riorganizime në ushtrinë ukrainase, përfshirë emërimin në një post të ri të komandantit të forcave tokësore, i cili kishte dhënë dorëheqjen ditë më parë për shkak të sulmit vdekjeprurës rus në një qendër stërvitore në rajonin Sumy.
Në një videomesazh të publikuar sonte, Zelensky tha se Gjeneral Major Mykhailo Drapati do të merrte përsipër detyrën e komandantit të trupave në vijën e frontit.
Nga ana e tij, Gjeneral Major Drapati shkroi më parë në një postim në Facebook se Presidenti Zelensky shprehu “mbështetjen” e tij dhe e “inkurajoi” atë të përqendrohej në çështjet më të rëndësishme: “luftën, frontin (e betejave) dhe fitoren”.
“Presidenti më caktoi një mision të ri. Unë mbetem në shërbim. Në vijën e parë”, tha ai.
Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu se kishte miratuar emërimin e Oleh Apostol si komandant të parashutistëve dhe emërimin e Robert Brovdy si kreu i forcave të sistemeve pa pilot.
Lini një Përgjigje