TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2025, 22:19

Përplasje me Senatin dhe me Elon Musk, Trump nuk heq dorë nga pr/ligji “Një faturë e madhe dhe e bukur”

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje me Senatin dhe me Elon Musk, Trump nuk heq dorë nga pr/ligji

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërkon me ngulm që të miratohet projektligji i tij për “Një faturë e madhe dhe e bukur”, që sipas tij do të lehtësojë tatimet dhe do të ketë shkurtime të shpenzimeve për qeverinë.

Trump kërkon që ky draft të bëhet ligj deri më 4 korrik.

Të kundërtën mendon Senati amerikan, por Trump nuk është kursyer ndaj senatorit Rand Paul. Përmes postimeve në platformën “Truth Social”, Trump shkruan se projektligji ka shumë pak kuptim për Paul, se ai voton për gjithçka me “jo” si një hap politico-strategjik.

“Rand Paul ka shumë pak kuptim për BBB-në, veçanërisht për rritjen e jashtëzakonshme që po vjen. Ai do të votojë “jo” për gjithçka, mendon se është politikë e mirë, por nuk është. BBB është një fitues i madh!!!”, shkruan Trump.

Po kështu, Presidenti Trump, shprehet se Paul voton negativisht për projektligjin, por ky i fundit nuk jep ndonjë mendim.

“Rand voton jo për gjithçka, por kurrë nuk ka ndonjë ide praktike ose konstruktive. Idetë e tij janë në fakt të çmendura (humbëse!). Njerëzit e Kentucky-t nuk e durojnë dot. Ky është një projektligj i madh për rritje ekonomike!”, shkruan ai.

“Një faturë e madhe dhe e bukur”, është një plan reformues për uljen e taksave të brendshme, një projektligj për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu dhe projekte të ndryshme infrastrukturore, të cilat të gjitha këto kushtojnë para.

Për këtë projektligj, Elon Musk, u shpreh se ndihet i zhgënyer. Musk u shpreh për CBC Neës, se politikat e Trump hedhin poshtë të gjithë punën e bërë nga DOGE.

Sipas tij, ky projektligj i Trump rrit masivisisht shpenzimet, duke pasuar kështu në rritjen e deficitit buxhetor.

"Sinqerisht, u zhgënjeva kur pashë projektligjin masiv të shpenzimeve, i cili rrit deficitin buxhetor, jo vetëm e zvogëlon atë, dhe minon punën që po bën ekipi i DOGE ", tha Musk.

Komentet e Musk duket se e vënë atë në kundërshtim me zotin Trump, i cili ka mbështetur paketën masive të shpenzimeve.

Legjislacioni - i cili ende duhet të miratohet në Senat - do të zgjasë uljet e taksave të nënshkruara nga zoti Trump për vitin 2017, do të rrisë shpenzimet e sigurisë kufitare, do të vendosë kërkesa pune në Medicaid dhe do të heqë kreditë tatimore për energjinë e pastër.

Dispozitat tatimore të paketës, të titulluara "One Bill Bill Act" (Akti i një Projektligji të Madh dhe të Bukur), sipas emrit të zotit Trump për projektligjin, do ta rrisnin deficitin me 3.8 trilionë dollarë deri në vitin 2034, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit.

"Mendoj se një faturë mund të jetë e madhe ose mund të jetë e bukur", tha Musk për CBS Neës, "por nuk e di nëse mund të jenë të dyja. Mendimi im personal."

Musk ishte një prani pothuajse konstante në muajt e parë të administratës Trump , me stafin e tij DOGE që përshkoi pothuajse çdo agjenci qeveritare për të bërë shkurtime të gjera - duke shkaktuar shqetësim nga demokratët dhe madje edhe nga disa aleatë të Trump, si dhe sfida të shumta ligjore. Musk, i cili është gjithashtu CEO i Tesla, SpaceX dhe platformës së mediave sociale X, ka thënë se po përfundon përfshirjen e tij në qeveri.

 

Lini një Përgjigje