Bota 8 Prill 2023, 11:39

Zelensky optimist për kundërofensivën e pranverës: Flamuri ukrainas do të valëvitet mbi Krime

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky optimist për kundërofensivën e pranverës: Flamuri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi ditën e djeshme se çlirimi i gadishullit të Krimesë,  i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014, nuk është shumë larg.

Ai tha se Ukraina do të kthehet në normalitet vetëm kur mbi Krime të valëvitet flamuri ukrainas.

Bota duhet ta dijë: Respekti dhe rendi do të kthehen në normalitet atëherë kur flamuri ukrainas të valvitet në Krime.  Çlirimi i Krimesë është i pashmangshëm, jo ​​vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Unë jam i bindur për këtë”, tha Zelensky.

Me këtë qëndrim, Zelensky hodhi poshtë propozimin e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, i cili argumentoi se Kievi mund t’i dorëzonte Rusisë gadishullin e Krimesë, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë nga ana tjetër Rusia është zotuar se në rast se Ukraina apo perëndimi tenton të marri Krimenë, ajo do të përdorë armët bërthamore.

zelensky krimea lufta