
Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck mbërriti në Kiev për bisedime politike më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël.
Vizita ka në fokus rizhvillimin dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë.
"Qëllimi ishte t'i jepej Ukrainës shpresë se vendi do të rindërtohet pas luftës", tha Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë i Gjermanisë.
Habeck po udhëton në vend për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën është afatgjatë.
“ Mbështetja e shtetit Gjermanë për Ukrainën është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”, tha ai.
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën. Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara.
Gjermania konfirmoi në janar se do të vendoste tanket për të mbështetur Kievin në luftën e tij kundër Rusisë, pas disa muajsh debati, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret.
Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.
Lini një Përgjigje