
Ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në një intervistë të fundit se ekziston mundësia e jetës jashtëtokësore, por theksoi se ai vetë nuk ka parë prova për praninë e alienëve në Tokë.
"Janë të vërteta, por unë nuk i kam parë", tha Obama.
I pyetur nga podkasteri Brian Tyler Cohen për ekzistencën e qenieve jashtëtokësore, Obama tha se alienët nuk po mbaheshin në Zonën 51, baza e Forcave Ajrore në Nevada.
Ai sqaroi se nuk ka informacion për mbajtjen e alienëve në Zonën 51 dhe përjashtoi ekzistencën e një baze të fshehtë që do t’i ishte mbajtur sekret edhe gjatë presidencës së tij.
"Nuk ka asnjë strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston ky konspiracion i madh dhe ata e fshehën atë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara", tha zoti Obama.
Pas reagimeve në rrjetet sociale, Obama sqaroi në një postim në Instagram se universi është aq i madh sa rritet probabiliteti për jetë në planetë të tjerë. Megjithatë, ai theksoi se distancat mes sistemeve diellore e bëjnë shumë të pamundur që Toka të jetë vizituar nga alienë. Gjatë kohës në detyrë, ai nuk ka hasur në prova për kontakte me jashtëtokësorë.
Prej vitesh qarkullon teoria se qeveria amerikane fsheh alienë në Zonën 51, një bazë e Forcave Ajrore në Nevada. Në vitin 2019, rreth 1.5 milionë persona u regjistruan në rrjete sociale për një nismë simbolike për të hyrë në zonë. Ngjarja nuk solli incidente serioze dhe përfundoi me disa arrestime, ndërsa aktiviteti u kthye në një festival muzikor.
Those kind of bullshit in political language are named distortion, that's it.