TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2026, 10:42

4 mln euro për Kanye West, Adriatik Lapaj dërgon në “Kushtetuese” urdhërin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
4 mln euro për Kanye West, Adriatik Lapaj dërgon në
Adriatik Lapaj

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, përmes të cilit është miratuar një fond prej 4 milionë eurosh për kompaninë organizatore të koncertit të këngëtarit Kanye West në Shqipëri.

Lapaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e çdo veprimi që lidhet me kryerjen e pagesave, ndërsa ka deklaruar se dyshon që fondet mund të jenë kaluar tashmë.

“I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të pezullojë çdo veprim për të bërë pagesat, edhe pse kam përshtypjen se këta i kanë bërë pagesat. Së dyti, kemi kërkuar shfuqizimin e këtij akti si në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Lapaj.

Lapaj tha se ky është një koncert privat dhe se nuk është gjë e jashtëzakonshme që një koncert të dështojë.

“Ky akt normativ cenon parimin e propocionalitetit  sepse në akt nuk shpjegohet pse 4 mln euro. Cenohet parimi i barazisë së shtetasve para ligjit, sepse i vendos subjektet në pabarazi. Disa subjekte kanë ardhur në Shqipëri dhe i kanë zhvilluar aktivitet e tyre me kostot e veta, ndërsa në rastin konkret subvencionohet”, deklaroi Lapaj, i cili theksoi se qeveria ka miratuar “ligj me emër të posaçëm”, ose siç e quati ai “akt individual”.

 

Lini një Përgjigje