TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2026, 17:37

Eliminimi nga Botërori “zgjon” Portugalinë, luzitanët prezantojnë trajnerin që donte CR7 me kontratë deri 76 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Eliminimi nga Botërori “zgjon” Portugalinë, luzitanët
Kristiano Ronaldo-Zhorge Zhesus

Zhorge Zhesus është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë, duke firmosur një kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2030. Tekniku portugez zëvendëson Roberto Martinez, i cili u largua pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Botërorin 2026.

Për 72-vjeçarin kjo është hera e parë në karrierë që merr drejtimin e një përfaqësueseje kombëtare, pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme në nivel klubesh.

Zhesus vjen në stolin e Portugalisë pas eksperiencës së fundit me Al-Nassr, ku punoi me yje si Kristiano Ronaldo dhe Zhoao Feliks, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit kampion.

I konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm portugezë, Zhesus ka ndërtuar një karrierë të pasur me skuadra si Estrela, Uniao de Leiria, Braga, Benfika, Sportingu i Lisbonës, Flamengo, Fenerbahçe dhe Al Hilal. Një nga sukseset më të mëdha të tij mbetet triumfi në Kupën Libertadores me Flamengon.

Federata Portugeze i ka besuar një projekt afatgjatë, me synimin për të hapur një cikël të ri në krye të kombëtares. Nëse e përfundon kontratën deri në fund, Zhorge Zhesus do ta mbyllë mandatin në verën e vitit 2030, në moshën 76-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portugal (@portugal)

zhorge zhesus trajneri i ri i portugalisë

Lini një Përgjigje