TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 10:36

4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

Shkruar nga Pamfleti

4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në industritë e sigurimeve të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për periudhën e parë 4-mujore të vitit 2026, në çdo 5 dëme të paguara për klientët nga industria e sigurimeve në rajon, 1 u dëmshpërblye nga grupi SIGAL.  

Këto të dhëna e rendisin kompaninë si mbuluesen kryesore të dëmshpërblimeve në industrinë e sigurimeve në rajon.

Në 4 muajt e parë të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare, SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro për afërsisht 23 mijë raste përfituesish në sigurimet e jetës dhe të jojetës. 95 milionë euro pagoi e gjithë industria e sigurimeve të rajonit, jetë dhe jo-jetë të marra së bashku.

Vetëm për katër muajt e parë të vitit në Shqipëri kompania SIGAL dëmshpërbleu mbi 7,000 përfitues në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës me afërsisht 9 milionë euro pagesa dëmesh.

Në Maqedoni të Veriut, grupi SIGAL dëmshpërbleu për 4 muajt e parë të vitit 2026 mbi 4.6 milionë euro për mbi 5,700 përfitues në sigurimet e jetës dhe jojetës, ose, e shprehur në monedhën vendase, rreth 283.5 milionë denarë maqedonas.

Në Kosovë, grupi SIGAL pagoi mbi 10,300 raste dëmesh me mbi 3.2 milionë euro në sigurimet e jetës dhe jojetës.

Në të tre vendet e rajonit, industria e sigurimeve përgjatë periudhës janar-prill 2026 pagoi 95.5 milionë euro dëme, nga të cilat 36.8 milionë euro u paguan në Maqedoni të Veriut, 31.1 milionë euro në Shqipëri dhe 27.6 milionë euro në Kosovë.

Afërsisht 1 në 5 dëme që industria e sigurimeve dëmshpërbleu në rajon, 18% e tyre u pagua nga SIGAL Insurance Group. 23 mijë përfitues konkretë dëshmojnë vlerën e një kontrate sigurimi me SIGAL, korrektësinë dhe përpikërinë e grupit në pagesat e shpejta dhe korrekte të dëmeve. Të dhënat bazohen në raportet zyrtare të tre autoriteteve mbikëqyrëse në rajon, AMF në Shqipëri, BQK në Kosovë dhe AMS në Maqedoni të Veriut. 

sigal uniqa group austria

Lini një Përgjigje