TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 09:05

Rokadë në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër, Kukës dhe Dibër

Shkruar nga Pamfleti
Rokadë në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Këto emërime vijnë në vijim të procesit të riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të procedurave konkurruese për drejtuesit e qarqeve dhe në kuadër të ristrukturimit të disa funksioneve kyçe në organizatë.

Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa Dashamir Spaho do të drejtojë Policinë e Shkodrës. Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar Xhevahir Karaj, i cili rezultoi fitues në procesin e konkurrimit për drejtues qarku.

Ndërkohë, Armir Gjikolaj, që mbante detyrën e drejtorit të Policisë Dibër, ka lënë postin me kërkesën e tij dhe është transferuar në drejtimin e Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Ndryshime janë bërë edhe në nivelet e tjera drejtuese. Idris Daulle është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Në Shkodër, Erion Duma do të drejtojë Komisariatin e Policisë së qytetit, ndërsa Klodjan Çeka është caktuar shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Po ashtu, Sokol Myrta është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Mirditë, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Këto emërime vijnë në vijim të procesit të riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Emërimet: 

-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

emerime ne policine e shtetit

1 Komente

  1. T
    Ton

    Po mire kujt I interesojne keto lajme? Emerime normale. Pse nuk jepni emerimet ne tatime psh. Late nam gazetari Provinziale. Nuk di ndonje vend tjeter qe te japi keshtu lajmesh.

    Lini një Përgjigje