TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 20:58

56 ditë protestë, qytetari: Berisha dhe Rama tradhtarë të kombit

Shkruar nga Pamfleti

56 ditë protestë, qytetari: Berisha dhe Rama tradhtarë të

Sot po mbahet protesta e ditës së 56 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Një qytetarë gjatë gjallimit të tij, ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Ai deklaroi se Rama dhe Berisha duhet të largohen një herë e mirë nga politika.

“Edi Rama na quajte, sorra, korba të pashpresë dhe vjen na kërkon besën. Jemi 56 ditë në shesh dhe kërkojmë largimin tënd pa kushte. Edi Rama dhe Sali Berisha jeni i njëjti sistem, ju si koka e gjarprit e keni helmuar këtë komb  e popull.

Kjo protestë është kundër sistemit tuaj dhe kundër jush. Ti dhe banda jote parlamentare e kori i zhabave nuk latë gjë pa thënë për ne, dhe tani që shesh se toka po të dridhet në këmbë kërkon besën. Besa është e popullit dhe jo e atyre që e tradhtuan. Berisha e Rama jeni tradhtarë të kombit”, tha ai.

rama berisha

Lini një Përgjigje