Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, ndërsa më pas pritet shtim i vranësirave mesatare dhe hera-herës të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Pasdite dhe në mbrëmje, moti do të rikthehet kryesisht i kthjellët në shumicën e zonave të vendit.
Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të vijës bregdetare dhe lokalisht të Ultësirës Perëndimore. Në zonat malore të lindjes dhe jugut, reshjet mund të shoqërohen në periudha të shkurtra me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era do të forcohet herë pas here deri në 14 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.
Lini një Përgjigje