TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2026, 18:39

Sulmet online ndaj bizneseve, Karamuço: Limitet e një terrorizmi kibernetik

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet online ndaj bizneseve, Karamuço: Limitet e një terrorizmi
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se sulmet online ndaj 42 prej kompanive më të mëdha dhe taksapaguesve kryesorë në Shqipëri kanë katër vite që kanë nisur. Sipas tij, pas këtyre sulmeve fshihen grupe dhe celula të infiltruara nga parti të vogla me prirje ekstreme të majta, që synojnë të rëndojnë bizneset dhe të shkatërrojnë turizmin e ekonominë e vendit.

Karamuço e ka cilësuar këtë situatë në limitet e një terrorizmi kibernetik, ku po ushtrohet vetëgjyqësi e pastër ndaj sipërmarrjeve. Ai bëri me dije se një nga kompanitë më të mëdha në vend ka kontaktuar tashmë me Google, duke arritur t’i fshijë të gjitha vlerësimet negative të rreme.

“Kjo luftë nuk ka nisur sot, ka 4 vite që ka nisur në Shqipëri, ndaj disa biznesmenëve që në rëndom quhen oligarkë. E kanë filluar më greva, protesta dhe thirrje nga më të ndryshmet për të rrëzuar këto biznese. Kemi grupe, celula të infiltruar nga disa parti të vogla që kanë prirje ekstreme të majta, që duan me çdo kusht që të rëndojnë bizneset. Ideologji ekstreme të majta tentojnë të shkatërrojnë turizmin.

Është në limitet e një terrorizmi kibernetik. Jam në dijeni që një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri ka kontaktuar me Google dhe i janë hequr të gjitha rivew negative. Janë 42 kompani nga më të mëdhatë në Shqipëri dhe një nga taksapaguesit më të mëdhenj. Çfarë duan të arrijnë me këtë? Të rrënojnë ekonominë dhe turizmin?! Nuk kanë asnjë punë me bizneset. Çfarë po bëjnë këta vetëgjyqësi?!”, tha Karamuço.

karamuço flamingo

1 Komente

  1. s
    studio

    nuk ka me terorizem se bythlepirja ndaj PUSHTETIT...BYTHLEPIRJE SKUTHESH per byth personale rehatie...me qe e kam nje VEND pune dhe jam rehat...te tjeret vrafshin veten....dhe kta qe (vrafshin veten) jane shumice e ktij kombi...ky barazim nuk shkon...kur fshati per shumicen digjet .. pakica bythlepirse KRIHET...je ti parandaj egziston KOMBI... jo egziston kombi qe egziston ti....ka shume me te zote se ty por ti je i punesuar....pikerisht se je bythlepires i kohes se veshtire per PUNEDHENESIN TEND...ke ndonje dokument apo gare transparente qe e ke fituar kte vend pune....

    Lini një Përgjigje