
Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ata shprehen të vendosur nuk se ka kthim pas dhe se Rama duhet të largohet. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Ju erdhi fundi”, vazhdojnë marshimin e tyre.
Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.
Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike. Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave.
“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.
Lini një Përgjigje