TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2026, 21:26

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Kjo është demokraci!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Kjo është demokraci!
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran është shprehur se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për politikën shqiptare mbetet ndërtimi i një dialogu konstruktiv ndërmjet palëve.

Tarran vlerësoi faktin se protestat në Shqipëri zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur.

“Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria është bërë një vend ku protesta të tilla organizohen në mënyrë shumë qytetare dhe paqësore. Ka pasur disa incidente, por në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rënda”, u shpreh ambasadori nga Korça.

Duke komentuar klimën politike në vend, ai u ndal edhe te niveli i lartë i polarizimit, duke theksuar se ekzistenca e forcave të ndryshme politike është një karakteristikë normale e demokracisë.

“Fakti që ekzistojnë dy, tre apo më shumë pole në politikë është diçka normale. Është një karakteristikë e vendeve demokratike. Fatkeqësisht, dialogu politik në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur”, deklaroi Michel Tarran.

 

ambasadori i osbe protestat

1 Komente

  1. k
    korrupsioni

    ik ore thuaj ketij se keta e mbajne gjalle qeverine e korruptuar se korruptohen vete

    Lini një Përgjigje