Nga Shqipëria në Ukrainë, Flamingot po shkaktojnë dëme të mëdha ndaj kundërshtarëve...
Flamingot duket se janë arma më e rrezikshme e momentit. Nga Shqipëria në Ukrainë, Flamingot po shkaktojnë dëme të mëdha ndaj kundërshtarëve, pavarësisht se në mënyra të ndryshme.
Ditën e sotme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën me sukses objektiva ushtarake ruse thellë brenda Rusisë mbrëmë, me raketën e tyre të re “Flamingo”. Ai shtoi se sulmi shkaktoi dëme të mëdha në një uzinë ushtarake në Cheboksary.
Presidenti shtoi se rafineria e naftës Kuibyshevsky në rajonin e Samarës, më shumë se 900 kilometra nga vija e frontit, u godit gjithashtu gjatë natës.
"Ne vazhdojmë të zbatojmë sanksionet tona ukrainase me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave ushtarake ruse dhe sektorit të naftës. Në veçanti, mbrëmë raketat tona FP-5 Flamingo goditën një uzinë ushtarake në Cheboksary, e cila furnizon ushtrinë pushtuese me komponentë për dronë dhe raketa. Falënderoj Forcat e Armatosura të Ukrainës për precizitetin e tyre. Jam mirënjohës luftëtarëve të forcave speciale, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe inteligjencës ushtarake ukrainase (GUR)", shkroi Zelensky në një mesazh në Telegram.
Nga ana tjetër, siç dihet tashmë botërisht, “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri ka bërë me dhimbje koke establishmentin politik në Shqipëri me protestat që për 11 ditë me radhë kanë marrë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Kërkesa e tyre është e thjeshtë, largimi i kastës së vjetër politike, mazhorancë-opozitë, që sipas tyre për 35 vite me radhë kanë vjedhur vendin në bashkëpunim me njëri-tjetrin./Pamfleti
Lini një Përgjigje