TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 19:33

Ervin Salianji i bashkohet protestës, shfaqet mes qytetarëve në bulevard

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Salianji i bashkohet protestës, shfaqet mes qytetarëve në
Ervin Salianji i bashkohet protestë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku prej 11 ditësh qytetarë nga zona të ndryshme të vendit po protestojnë kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Salianji u pa mes protestuesve gjatë marshimit dhe qëndrimit para Kryeministrisë, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe mediave të pranishme në tubim. Krah tij ishte edhe Alesia Balliu.

Prania e ish-deputetit demokrat vjen në një moment kur organizatorët e protestës kanë insistuar vazhdimisht se lëvizja duhet të ruajë karakterin e saj qytetar dhe të mos kontrollohet nga partitë politike, megjithëse në tubimet e fundit janë parë edhe figura të njohura të jetës publike dhe politike.

Protesta e kësaj të mërkure u shoqërua me thirrje kundër qeverisë, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik. Mes sloganëve më të dëgjuar ishin “Rama ik”, “Qeveri e re, rrënjësisht”, si dhe thirrje kundër klasës së vjetër politike.

ervin salianji i bashkohet protestë

Lini një Përgjigje