TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 07:49

GJKKO zhvillon sot seancën ndaj Veliajt, kryebashkiaku refuzon kafazin e qelqtë

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO zhvillon sot seancën ndaj Veliajt, kryebashkiaku refuzon kafazin e
Veliaj

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot, në orën 10:00, seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës pritet të mos jetë i pranishëm edhe në këtë seancë, pasi vijon të kundërshtojë paraqitjen në kafazin e qelqtë. Në seancën e kaluar mungoi edhe avokati i tij, Plarent Ndreca.

Seanca e fundit ishte e treta radhazi në të cilën GJKKO vendosi t’i pezullojë Veliajt afatet e paraburgimit. Ndërkohë, gjykata ka refuzuar edhe kërkesat e tij për transmetimin live të procesit gjyqësor dhe për zhvillimin e seancës jashtë kafazit të qelqtë.

Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafazin e qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por shërben si një garanci për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor. Lidhur me kërkesën për transmetim të drejtpërdrejtë, gjykata ka ritheksuar qëndrimin e saj të mëparshëm, duke sqaruar se kamerat do të lejohen vetëm në fillim të seancave, gjatë pjesës teknike.

Lini një Përgjigje