TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 21:34

"Kriminel dhe maskara", i moshuari nuk përmbahet ndaj Ramës para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
"Kriminel dhe maskara", i moshuari nuk përmbahet ndaj Ramës
I moshuari në protestë

Një i moshuar që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi kreun e qeverisë se ka vepruar në dëm të interesave të vendit dhe iu drejtua të rinjve me një mesazh për angazhim.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi u shpreh: "Rama është kriminel e maskara! I ka të gjitha poshtërsitë. Mbi të gjitha, është tradhtar i kombit që bën pazar me popullin! I ka të gjitha të këqijat."

Në fund të ndërhyrjes, ai iu drejtua të rinjve të pranishëm në tubim, duke i inkurajuar të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

"Ju jeni e ardhmja e këtij kombi! Ju jeni Rilindja e vërtetë, jo rilindja e Edi Ramës", tha ai.

 

edi rama

Lini një Përgjigje