TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 09:44

Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin, avokati i ish-deputetes ngelet jashtë sallës së gjyqit; s'pranoi kontrollin e çantës

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin, avokati i ish-deputetes
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Ditën e sotme do të mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë, pasi Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Kujtojmë se edhe më herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.



gjyqi i themelit për metën dhe kryemadhin

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jane vetem akrobacira per t'i shpetuar denimit, duke menduar se dro ndodhe ndonje permbysje ne favor te tyre. Mirepo harrojne qe urrejtja e popullit ndaj ketyre kelbazave shtohet e shtohet.

    Lini një Përgjigje