Protestuesit që prej 24 ditësh janë pjesë e lëvizjes për një “Shqipëri të Re” po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kolona e qytetarëve ka mbërritur në Bulevardin “Zogu I”.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, pjesëmarrësit po përshkojnë një nga akset kryesore të Tiranës, duke përsëritur kërkesat që kanë shoqëruar protestën që nga dita e parë.
“Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” dëgjohen vazhdimisht përgjatë marshimit.
Protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndërsa kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese dhe reformim të sistemit politik.
Marshimi po zhvillohet në ditën e 24-t të protestës qytetare, e cila nga një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe elitës politike në vend.
Lini një Përgjigje