Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me incidentin në Zvërnec, duke argumentuar se ngjarja ka marrë përmasa që shkojnë përtej një proteste lokale dhe përfshijnë elementë gjeopolitikë.
Nazarko deklaroi se Athina zyrtare nuk mund ta linte pa shfrytëzuar incidentin, pas publikimit të pamjeve ku një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private.
Sipas tij, Greqia po përpiqet të problematizojë situatën dhe të zgjerojë diskutimin për praninë e minoritetit grek në zonë, duke përfshirë në këtë debat edhe Nartën dhe Zvërnecin.
Ai shtoi se në zonë jetojnë greqishtfolës dhe persona me shtetësi të dyfishtë, faktorë që sipas tij po përdoren në debatet që kanë shpërthyer pas incidentit.
Duke komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, Nazarko tha se kreu i qeverisë zgjodhi t’u përgjigjej ashpër pretendimeve që vinin nga Greqia për të refuzuar çdo përpjekje për ta cilësuar Nartën dhe Zvërnecin si zona minoritare.
“Greqia zyrtare apo politike nuk mund ta humbi një rast si ky, kur pamjet virale të një protesutesi që tërhiqet zvarrë, jo nga policia zyrtare por nga një polici private, diçka që në kohët e sotme shkon në ekranet e gjithë botës, të problematizojë apo të përfshijë në listën e vendbanimeve me minoritet grek edhe Zvërnecin, edhe Nartën. Në atë zonë ka greqishtfolës, apo emigrantë që për shkak të qëndrimit në Greqi janë deklaruar si vorio-epiriot dhe që kanë shtetësi të dyfishtë. Ky ka qenë rasti i protestuesit. Rama refuzoi me rreptësi përfshirjen e Nartës apo Zvërnecit në një zonë minoritare. Rama zgjodhi që t’i japë në dorën e rende Micotaqisit, të refuzonte cilësimin zyrtar të Nartës dhe Zvërnecin si zona minoritare, ashtu siç të vepronte me dorë të hekurt për të mbyllur çdo zhurmë ndërkombëtare, çdo zhurmë të brendshme të prodhuar nga viraliteti, përfshirja e shërbimeve sekrete, konkurrentëve të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo ngjarje ka ndërthurje gjeo-politike”, tha Nazarko në A2 CNN,
Lini një Përgjigje