TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 20:00

“Ka 3 ditë i tmerruar, po shpik skenarë për t'i ikur të vërtetës", protestuesi sulmon Ramën para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka 3 ditë i tmerruar, po shpik skenarë për t'i ikur
Qytetari në protestë

"I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenarë për t'iu ikur të vërtetës", kështu u shpreh një prej protestuesve gjatë fjalës së mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën në ditën e 26-të të protestës kundër qeverisë.

Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrje si "Shqipëri e Re", "Revolucion" dhe "Edi Rama jep dorëheqjen", ndërsa pas mbërritjes përpara Kryeministrisë vijuan me fjalimet e tyre.

Në fjalën e tij, protestuesi akuzoi qeverinë se fillimisht e kishte injoruar protestën, ndërsa tani, sipas tij, po përpiqet të shmangë vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve.

"Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh. Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshëm në mbarë Evropën e në botë këto ditë. Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar", u shpreh ai.

 

qytetari në protestë edi rama skenare

Lini një Përgjigje