Pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, tensionet para Kuvendit kanë vijuar, ndërsa disa protestues të tjerë janë shoqëruar nga forcat e rendit.
Mes përplasjeve, një prej protestuesve akuzoi policinë për mënyrën e ndërhyrjes dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen.
“Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai.
Ndërkohë, një tjetër protestues u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për, sipas tij, rrëzimin e regjimit.
Protesta para Kuvendit u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Gjatë incidenteve u hodhën vezë, gurë dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se pas valës së parë të shoqërimeve janë ndaluar edhe protestues të tjerë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë bilancin e plotë të personave të shoqëruar dhe të lënduar.
Lini një Përgjigje