
Numri i të plagosurve në Podujevë ka shkuar në katër, një më shumë seç kishte njoftuar Policia e Kosovës. Katër të plagosurit aktualisht po trajtohen në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas drejtorit të emergjencës, Naser Syla, gjendja e të plagosurve është e rëndë por e qëndrueshme.
Syla ka deklaruar se të katër persona janë paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.
“Para 30 minutave, janë sjellë katër pacientë nga lëndimet me armë zjarri. Disa prej tyre i kanë përfunduar ekzaminimet. Gjendja e tyre është rëndë, por stabile. Njëri prej tyre është dërguar në sallën operative. Tre të tjerë po trajtohen në qendrën emergjente. Të katërtit janë moshë mesme”, ka deklaruar Syla.
Lini një Përgjigje