TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 22:22

Kompania që do të ndërtojë në Sazan reagon për median amerikane: Fati i projektit mbetet në duart e popullit shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti
Kompania që do të ndërtojë në Sazan reagon për
Projekti Sazanit

Media amerikane ‘CNBC’ i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri. Duke marrë shkas edhe nga ‘shkëndija’ që ndezi këto protesta, media amerikane i është drejtuar për koment kompanisë e cila do të ndërtojë projektin në Sazan.

Firma e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, e referoi ‘CNBC’-në te një firmë PR për t’i kthyer përgjigje. Agjencia tha se Sazan Real Estate Development LLC është entiteti që zhvillon projektin dhe se Affinity Partners nuk ka asnjë përfshirje. Ajo shtoi se çdo partner amerikan ishte i përfshirë në cilësinë e tij personale dhe se nuk ka lidhje me Kushnerin.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, tha në një deklaratë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

Më tej në deklaratë thuhej se vijimi i këtij projekti mbetet në dorën e Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“E ardhmja e saj në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera.

sazani projekti

Lini një Përgjigje