TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 19:26

Moderatorja Dojna Mema ngjitet në podiumin e protestës: S'ka pushtet që na mbyll gojën!

Shkruar nga Pamfleti
Moderatorja Dojna Mema ngjitet në podiumin e protestës: S'ka
Dojna Mema

Protesta e nëntë qytetare para Kryeministrisë mblodhi këtë të hënë mijëra pjesëmarrës, mes të cilëve nuk munguan as figura të njohura të ekranit, artit dhe aktivizmit.

Një nga zërat që mori fjalën para turmës ishte moderatorja Dojna Mema, e cila shprehu mbështetjen e saj për protestën dhe për kauzat që kanë nxjerrë qytetarët në shesh.

Në fjalën e saj, Mema vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve dhe e cilësoi tubimin si një nga protestat më domethënëse që ka parë.

“Kjo është protesta më e bukur dhe më e madhe që kam parë. Për Shqipërinë e re, të gjithë bashkë”, u shpreh ajo para protestuesve.

Moderatorja theksoi se qytetarët nuk duhet të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se reagimi publik duhet të vazhdojë.

“Ne nuk heshtim, nuk dorëzohemi, nuk negociojmë me të ardhmen tonë”, deklaroi Mema, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

Ajo përcolli gjithashtu një mesazh kundër presionit politik dhe ndikimit të pushtetit, duke shtuar se bashkimi i qytetarëve është më i fortë se çdo interes tjetër.

“Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka para dhe pushtet që ua mbyll dot gojën”, tha moderatorja.

Gjatë fjalës së saj, moderatorja Mema mbështeti vazhdimin e protestave dhe kërkoi që zëri i të rinjve dhe qytetarëve të dëgjohet, ndërsa protesta u shoqërua me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe vijimin e mobilizimit qytetar.

proteste kryeministria pjesemarres kauza dojna

Lini një Përgjigje