TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2026, 10:15

Përfshihen nga flakët 2 automjete në Bradashesh, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihen nga flakët 2 automjete në Bradashesh, dyshohet

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se, zjarri ka përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Volkswagen”, të dy në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe për të identifikuar personat e mundshëm të përfshirë.

Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Megjithëse nuk ka ende një përfundim zyrtar mbi shkaqet, hetimet janë fokusuar kryesisht te pista e zjarrvënies së qëllimshme.

Lini një Përgjigje