TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 07:12

Temperatura të larta dhe diell, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura të larta dhe diell, njihuni me parashikimin e motit për
Moti

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Gjatë paradites moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Nga orët e mesditës deri në pasdite priten kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht të përqendruara në zonat kodrinore dhe malore. Në orët e pasdites moti do të rikthehet i kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Fier, Elbasan, Shkodër dhe Berat, ku pritet të arrijnë deri në 39°C, duke e bërë të dielën një nga ditët më të nxehta të kësaj periudhe.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era herë pas here mund të arrijë deri në 14 m/s.

Deti në Adriatik dhe Jon do të jetë me valëzim të ulët, të forcës 1 deri në 3 ballë.

moti temperatura te larta

Lini një Përgjigje