TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 18:52

Ndryshe nga protestat e tjera, prania e diaporës shton forcat e policisë!

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshe nga protestat e tjera, prania e diaporës shton forcat e
Shtohen forcat e policisë për mbarëvajtjen e protestë

Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë të shtunë vihet re një prani më e shtuar e forcave të policisë në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e 21-të e thirrur nga organizatorët si një tubim mbarëkombëtar.

Efektivët e policisë janë vendosur në pika të ndryshme pranë godinës qeveritare për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Tubimi ka mbledhur pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë autokolona automjetesh me flamuj kombëtarë, ndërsa para Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë në mënyrë simbolike, si një mesazh për emigrimin e shqiptarëve ndër vite.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë reagoi ndaj këtyre thirrjeve, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jashtë realitetit.

shtohen forcat e policisë protesta

Lini një Përgjigje