Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë–Laç.
Raportohet se, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje, i cili nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Dyshimet e para flasin për një pakujdesi nga ana e drejtuesit të automjetit, megjithatë shkaku i saktë i ngjarjes do të përcaktohet pas ekspertizës autoteknike dhe hetimeve që vijojnë.

Lini një Përgjigje