Marshimi i protestës së 24-t për një “Shqipëri të Re” po vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa kolona e protestuesve ka mbërritur pranë Hotel Tiranës.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, qytetarët po vazhdojnë ecjen në qendër të kryeqytetit, duke përsëritur sloganet që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit.
“Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit.
Protestuesit deklarojnë se lëvizja e tyre nuk është më vetëm kundër projektit në Zvërnec, por kundër një sistemi politik që, sipas tyre, ka humbur lidhjen me qytetarët.
Edhe sot ata kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime kushtetuese që, sipas tyre, do t’i japin fund krizës politike në vend.
Lini një Përgjigje