TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 08:35

Përshkallëzohet konflikti, Irani godet objektiva ushtarake amerikane në tre shtete të Gjirit

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet konflikti, Irani godet objektiva ushtarake amerikane

Ushtria iraniane njoftoi se ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj disa objektivave ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas deklaratës së saj, sulmet kishin në shënjestër një sistem raketash Patriot në Kuvajt, një vendndodhje antene satelitore për paralajmërim të hershëm në Katar, si dhe rezervuarë karburanti të përdorur nga ushtria amerikane në Bahrein.

Autoritetet ushtarake iraniane thanë se në operacion u përdor "një numër të madh të llojeve të ndryshme të dronëve".

Ushtria iraniane theksoi gjithashtu se "Forcat e Armatosura të Iranit nuk do të lejojnë që qëllimet dhe aspiratat e Presidentit budalla të Shteteve të Bashkuara të realizohen në asnjë rrethanë dhe do të mbrojnë idealet e larta të Revolucionit Islamik deri në fitoren përfundimtare".

Ndërkohë, Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë dy ditëve të fundit forcat amerikane kanë kryer sulme në pesë provinca të Iranit. Sipas saj, si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 78 të tjerë janë plagosur.

Lini një Përgjigje