TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 11:02

Protesta në Tiranë përplas PS me partinë e Albin Kurtit: Janë kundër Edi Ramës se i arrestuam me 11 mijë doza drogë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Tiranë përplas PS me partinë e Albin Kurtit:
Protesta në TIranë përplas PS me VV e Albin Kurtit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar pjesëmarrjen e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ish-deputetit Egzon Azemi në protestën kundër qeverisë në Tiranë.

Balla publikoi një video në Facebook, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së i cili në verën e vitit 2023 ishte arrestuar në Tiranë për shitje droge.

“Transparenca e Protestës identifikojmë sorrat Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkroi Balla në postim.

Azemi para disa ditësh publikoi një video në Facebook nga protesta në Tiranë së bashku edhe me një mesazh.

“Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi.   Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort! Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

 

protesta në tiranë përplas ps me vv e albin kurtit rama-kurti

Lini një Përgjigje