TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 21:08

“Populli po bën atë që politika nuk e bëri kurrë”, Llangozi: Protesta ka vënë në panik sistemin

Shkruar nga Pamfleti
“Populli po bën atë që politika nuk e bëri
Llangozi në "Të Pashoq"

Avokati Arben Llangozi, i ftuar në podkastin “Të Pashoq” në Pamfleti, e cilësoi protestën qytetare si një kryengritje popullore kundër gjithë klasës politike, duke thënë se pas 45 ditësh qëndresë ajo ka tronditur sistemin politik në Shqipëri.

Sipas Llangozit, reagimi i ashpër i politikës ndaj protestuesve tregon se pushteti është vënë nën presion nga qytetarët.

Unë mendoj që protesta është një kryengritje popullore, e cila është ngritur jo vetëm për të rregulluar mënyrën e jetesës së qytetarëve, por është një luftë kundër kësaj politike të vjetër, e cila ka gllabëruar pronat publike, ka marrë fondet publike dhe përfaqëson gjithë vlerat korruptive të politikës shqiptare. Nëse i referohemi historikut të kësaj proteste, po bëjmë rreth 45 ditë dhe ajo e ka çakërdisur komplet sistemin politik shqiptar. Nuk i kemi parë ndonjëherë deputetët të merren personalisht me qytetarë të Republikës së Shqipërisë, t'i shantazhojnë dhe të dalin nga vetja”, u shpreh Llangozi.

Avokati shtoi se, sipas tij, agresiviteti i politikës ndaj protestës është dëshmi se qytetarët po sfidojnë pushtetin e krijuar prej vitesh.

Kjo do të thotë që në momentin kur populli kërkon të marrë pushtetin e tij, politikanët bëhen agresivë dhe të papërgjegjshëm, duke nxjerrë në pah natyrën e tyre grabitqare. Kemi politikanë që kanë një jetë të tërë në politikë dhe nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë, përveçse kanë grabitur çdo qindarkë të fondeve publike. Për vite kemi denoncuar afera korruptive të kësaj qeverie dhe të asaj të mëparshme. Sot populli po e bën vetë këtë betejë përmes protestës, duke u ngritur kundër një klase politike që ka treguar se bashkëpunon kundër qytetarëve”, tha Llangozi.

llangozi

Lini një Përgjigje